AMA: Vendim unanim në funksion të qytetarëve

Për qarkun Tiranë, Durrës dhe Vlorë, Autoriteti i Mediave Audiovizive vendosi të anulojë fikjen e transmetimeve televizive analoge, që ishte parashikuar të bëhej në 1 Shtator.

Pra edhe për gjatë muajit Shtator, banorët e këtyre qarqeve, që përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë së Shqipërisë, do të kenë mundësi të shohin kanalet e tyre të preferuara televizive përmes transmetimit analog.

“Shtyrjen e afatit të mbylljes së transmetimeve analoge në qarqet Tiranë, Durrës dhe Vlorë me 30 ditë”.

Në daljen para mediave, kryetar i AMA-s, Gentian Sala tha se vendimi i marrë në mënyrë unanime është në funksion të qytetarëve, për t’u dhënë atyre mundësinë që të pajisen me dekodera.

Nga një sondazh i kryer rezulton se numri i qytetarëve që shohin në transmetime analoge është më i madh se ai në dixhital. Informacioni i saktë që nuk zotëron AMA është sasia e dekoderave në treg, përballë kërkesave të qytetarëve për këtë pajisje.

“Operatorët kryesorë, sidomos ata që kanë platforma audiovizive nuk kanë dhënë informacion për sasinë e dekoderave në bazë të pyetjeve që u është bërë nga institucioni.

Një kërkesë kreu i AMA-s e pati edhe për operatorët privatë kombëtarë.

“Operatorët privatë kombëtarë të cilët ende nuk mbulojnë me sinjal numerik zonat urbane (Bashkitë Sarandë, Himarë), të marrin masa të menjëhershme për shtrimin e infrastrukturës dixhitale. Ky është një problem shumë thelbësor, sepse në Qarkun e Vlorës, tre nga platformat nuk kanë sinjal në zona të mëdha urbane.

Duke e cilësuar si tejet të rëndësishëm, bordi i Autoritetit të Mediave Audiovizive do t’i drejtohet qeverisë me kërkesën për ngritjen e Komitetit Ndërinstitucional të Punës, për ndjekjen e procesit të dixhitalizimit, që sipas AMA-s nuk është funksional që prej Shtatorit të 2017-s.

Tv Klan