Anxhela Peristeri ishte e ftuara speciale e kësaj të shtune në spektaklin e humorit në Televizionin Klan, Klanifornia. Pasi shpalosi talentin e saj në muzikë, duke sjellë për publikun këngë në gjuhë të ndryshme, ajo ishte pjesë e numrit të humorit me spikerin e lajmeve, Shkumbini Gaqo.

Drejtuesja e programit, Marina Vjollca, duke marrë shkas nga fakti se në të shkuarën Peristeri ka aplikuar për spikere lajmesh, ia ofroi këngëtares këtë mundësi në skenën e Klanifornia.

E kush tjetër më mirë sesa Shkumbini Gaqo mund të gjykonte aftësitë e saj? Mjaftoi mënyra sesi këngëtarja u ul në karrige që Gaqo të jepte aprovimin e tij, megjithatë pikët maksimale Anxhela i mori me artikulimin e emrit të tij.

Shkumbini Gaqo: Përshëndetje Zonja dhe Zotërinj. Ky është edicioni i lajmeve këtu në Tv Klan. Unë Jam Shkumbini Gaqo.

Anxhela Peristeri: Përshëndetje Zonja dhe Zotërinj. Unë jam Anxhela…

Shkumbini Gaqo: Stop, stop, stop, gabim. Të lutem thuaj Shkumbini Gaqo.

Anxhela Peristeri: Po si të them Shkumbini Gaqo?

Shkumbini Gaqo: Po se dua ta shoh potencën e këtij emri. E di ti apo e di unë, të lutem, se do të të bëj masazh…

Anxhela Peristeri: Përshëndetje Zonja dhe Zotërinj. Unë Jam Shkumbini Gaqo dhe ky është edicioni i lajmeve këtu në Tv Klan.

Shkumbini Gaqo: Bravo, bravo, Marshalla. Po deshe po pate emocion më përqafo dhe do të kalojë…/tvklan.al