Ylli i Barcelonës festoi ditëlindjen e 34, shokët e ekipit e befasojnë në mesnatë në dhomë

Lionel Messi festoi ditëlindjen e tij të 34 në grumbullimin me Argjentinën që po merr pjesë në Kupën e Amerikës.

Shokët e tij të ekipit i bënë një surprizë, duke i shkuar në dhomë me tortë, e duke kënduar “Gëzuar ditëlindjen”,

Dhuratat e marra për yllin e Barçës iu dhanë nga Angel Di Maria, Nikolas Otamendi, e shokë të tjerë të ekipit.

Mesit iu bë mjaft qejfi nga kjo surprizë në mes të natës, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për shokun e dhomës, Serxhio Aguerro, që u pa i pandikuar fare.

Lojtarët e Argjentinës po rrinë të izoluar për shkak të frikës nga infektimi me Covid-19 në Brazil, ndërkohë që deri më tani kanë bërë paraqitje të mira në Kupën e Amerikës.

Ata kryesojnë Grupin A me 7 pikë të grumbulluara, ku Mesi ka luajtur një të rëndësishëm të arritjen e këtyre sukseseve.

Klan News