Një shqiptar në Itali është arrestuar pasi është ndjekur për disa orë nga karabinierët. Ai ishte duke udhëtuar me një makinë në një autostradë dhe është vënë re nga efektivët sepse bënte veprime të çuditshme.

Shqiptari bëri rezistencë dhe u përpoq të shpëtonte dhe duke ecur në këmbë, por në fund u kap. Makina me të cilën lëvizte shqiptari rezultoi e vjedhur, pasi numri i shasisë me dokumentet nuk ishin të njëjta.

Më pas u zbulua se shqiptari në 2015 ishte dëbuar nga Italia dhe gjatë këtyre viteve ai lëvizte me identitet të rremë.

I riu nga Shqipëria tashmë është nën hetim për rezistencë ndaj policëve, për vjedhjen e makinës dhe për falsifikimin e dokumenteve./tvklan.al