Policia e Shkodrës ka arrestuar mbrëmjen e kësaj të hëne biznesmenin Isuf Isufi.

Gazetarja e Klan News në këtë qytet, Emi Kalaja, thotë se ai është arrestuar gjatë një kontrolli të befasishëm të bluve të Shkodrës, të cilët gjatë kontrollit i kanë gjetur atij një pistoletë pa leje.

Isufi njihet si biznesmen në Shkodër, ndërkohë që disa vite më parë ka mbajtur edhe pozicionin e zv/presidentit të Vllaznisë. Isuf Isufi është vëllai i Hasan Isufit, i cili në Prill të vitit 2020 plagosi një person.

Klan News