Komedia pritet mirë nga publiku, mbushet salla e teatrit “Skampa”

Teatri Skampa priti këtë fundjavë komedinë “Duke edukuar Ritën”. Artdashësit elbasanas mbushën sallën ndërsa u respektuan masat anti-Covid.

Pas shfaqjes regjisori Kiço Londo u shpreh i kënaqur me pritjen e publikut në këtë qytet.

Aktori Mehmet Xhelilie konsideron shfaqjen një mbrëmje të bukur në teatrin e Elbasanit.

Komedia “Duke edukuar Ritën” ka fituar çmimin Laurence Oliver.

Klan News