Në fokus të asamblesë axhenda e kongresit, nuk pritet zgjedhja e kryesisë së re

Kongresit të Jashtëzakonshëm të PS do t’i paraprijë mbledhja e Asamblesë, e cila do të zhvillohet  më 2 Qershor. Teksa ende është në fuqi vendimi për të mos lejuar grumbullimet për shkak të Covid-19, socialistët kanë vendosur të organizojnë mbledhjen online.

Burime për Klan Neës konfirmojnë se gjatë kësaj mbledhje nuk do të ketë zgjedhje të kryesisë së re por vetëm përcaktim të axhendës për Kongresin e Jashtëzakonshëm i cili do të zhvillohet një ditë para zgjedhjeve të brendshme brenda PD, më 12 qershor.

Zhvillimi i Kongresit të PS, nuk do të shënojë vetëm 30-vjetorin e krijimit të partisë, por dhe fatin e drejtuesve të qarqeve në vend. Ilir Beqja, drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës, tashmë jashtë parlamentit të Shqipërisë, është në zonën e rriskut. Në filtër pritet të përfshihen dhe struktura të tjera të PS, kjo në bazë të performancës në zgjedhjet e 25 Prillit.

Ndërsa në Shtator pritet formacioni i ri qeveritar. Zërat flasin për një riformatim të kabinetit, ku performanca e deritanishme e ministrave, si dhe rezultati personal në zgjedhjet e 25 Prillit, do të luajë një rol kyç për fatin e tyre.

Klan News