Një asteroid potencialisht i rrezikshëm sapo ka kaluar pranë Tokës. I shoqëruar edhe me satelitin e tij, ky është i pari me përmasa relativisht të mëdha, që i afrohet planetit tonë në këtë fillim viti. Ka një diametër mbi 400 metra dhe u afrua deri në një distancë prej 4.5 milionë kilometrash. Ai u zbulua nga radioteleskopi Arecibo, që është i pozicionuar në Porto Rico.

Ky asteroid u zbulua nga teleskopi hapësinor Wise, i NASA-s në vitin 2016 dhe është mbajtur nën kontroll të vazhdueshëm nga shkencëtarët gjatë udhëtimit dhe afrimit të tij me Tokën.

Sipas astrofizikantëve, mendohet se vetëm 15% e këtyre trupave qiellorë kanë edhe satelit dhe në këtë rast hëna e tij orbitonte rreth 400 metra në largësi nga asteroidi mëmë. Studimet vijojnë edhe për t’i bërë ballë rasteve të tilla kur duhet devijuar me ndërhyrjen e njeriut trupa të tillë të dyfishtë që i afrohen Tokës dhe që mund të rezultojnë potencialisht të rrezikshëm për impakt.

Klan Plus