Dhuna e ushtruar të shtunën në Fier ndaj punonjësve të policisë ka çuar në ndalimin e dy personave të tjerë. Në një njoftim për mediat, policia thotë identifikimi i tyre erdhi në vijim të veprimeve hetimore dhe pas analizimit të pamjeve filmike, si dhe provave të tjera të grumbulluara.

Të ndaluarit janë L.Z, 42 vjeç, dhe E.K, 37 vjeç, të dy banues në Fier. Ata akuzohen për kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik dhe organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme. Për të njëjtat akuza autoritetet policore kanë shpallur gjithashtu në kërkim edhe 2 persona të tjerë.

Më herët gjatë kësaj të diele, policia arrestoi një 26-vjeçar, punonjës të Bashkisë Mallakastër. Ai akuzohet si personi i cili qëlloi me gur në kokë punonjësin e FNSH.

/tvklan.al