Pak ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi ankesën e qytetarit Altin Dajlani. Dajlani tregoi vjedhjen e celularit në linjën e autobusëve Kristal-Babrru. Bëri kallëzim në komisariatin numër 3, por as pas 6 muajsh nuk mori një përgjigje.

Gazetarja:

Vendi ku ndodhemi sot është një stacion autobusi i linjës Kristal-Babrru. Në një prej autobusëve të kësaj linje ka ndodhur një vjedhje telefoni më 1 Shtator 2018.

Altin Dajlani:

Në atë moment i drejtohem fatorinos dhe i them më ka humbur telefoni. Ai thotë që ka kamera në autobus dhe më thotë që nesër mund ta japim videon. Iu drejtova komisariatit nr. 3 pikërisht sepse ndodhesha në atë zonë dhe bëra denoncim bashkangjitur me videon, por që prej asaj kohe kanë kaluar 5,5 muaj-6 muaj dhe unë nuk kam marrë asnjë përgjigje.

Pas transmetimit në “Stop”, personi që e kishte marrë e dorëzoi objektin pranë redaksisë dhe celulari shkoi sërish në dorën e të zotit Altin Dajlani.

Gazetarja: Telefoni juaj është dorëzuar në redaksinë e emisionit “Stop”.

Altin Dajlani:

Ju falënderoj për punën që keni bërë. Atë që nuk bëri Policia e Shtetit për 6 muaj, ju e bëtë për 3 ditë.

/tvklan.al