Rubrika “Shihemi në gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ka trajtuar vijimin e historisë së javës së kaluar, me të ftuar në studio z.Qemal Bushin. Kësaj radhe ka ardhur z.Shefqet Zeka, i cili ishte përmenduar të dielën e shkuar nga z.Qemal. Problematika është për një pronë. Në vitin 1998, Qemal Bushi bëri akt-marrëveshje me Ferdinand Zekën, vëllain e Qamil Zekës, për të blerë një sipërfaqe toke. Por Ferdinandi emigroi për në SHBA ku jeton prej vitesh, dhe i bëri prokurë vëllait të tij që të vazhdonte procesin e shitjes së tokës për Qemal Bushin, i cili e ka bërë pagesën që në vitin ’98. Mirëpo, edhe ky i fundit u largua në emigracion drejt Suedisë e Greqisë. Në çështje u përfshinë vëllezërit e tij dhe papritur toka figuron të ketë pronar Sitki Bushin, vëllain e Qemalit, kur në fakt duhet të jetë në emër të këtij të fundit. Znj.Eni Çobani shpjegon më qartësisht problematikën e kësaj seance ndërmjetësimi.

Eni Çobani: Familja Bushi, e përbërë nga Qemali, Anila dhe tre djemtë, kanë bërë një akt-marrëveshje për shitje në vitin 1998 me z.Ferdinand Zeka dhe Petrit Hysi. Në seancën e kaluar u përmend z.Shefqet Zeka, si njeriu për pjesën që i takonte Ferdinand Zekës në këtë akt-marrëveshje, u bë një kontratë tjetër shit-blerje midis z.Shefqet Zeka dhe vëllait të madh të Qemal Bushit, Sitki Bushit, në vitin 2013. Në seancën e kaluar, z.Qemal ka përmendur në mënyrë të vazhdueshme këtë kontratë shit-blerje që është bërë midis Shefqetit dhe Sitki Bushit. Flitet për një tokë që është bërë një akt-marrëveshje në vitin 1998 dhe sot në 2019 kemi një pronar i cili jo vetëm nuk ka pranuar që të vijë, që është z.Sitki Bushi, dhe ka ardhur z.Shefqet Zeka i cili ka bërë një tjetërsim të pronës me prokurë nga vëllai i tij Ferdinand Zeka kundrejt familjes së z.Sitki Bushi.

Por, pa nisur mirë kjo seancë, drejtuesja Eni Çobani është ngritur në këmbë dhe ka shkuar për të qetësuar z.Qemal, i cili ishte tepër i revoltuar me z.Shefqet. Në këtë situatë ka ndërhyrë edhe Ardit Gjebrea, i cili i ka kërkuar z.Qemal që të respektojë rregullat e emisionit për të folur me radhë dhe me qetësi, në mënyrë që të zbulohet e vërteta për pronën e tij.

Qemali: Çfarë fytyre ka pasur dhe është paraqitur këtu? I qenka akuzuar emri pa të drejtë? Ky po të ishte me të drejtë, nga 2008 deri më 2013 i kam trokitur në derë. Të më fusë në konflikt me familjen time, që familja ime 15 vjet me gruan në Greqi duke jetuar si qeni, dhe për këtë qelbësirën të vijë të paraqitet, të hedhë poshtë lekët që i ka marrë në dorë edhe thotë unë nuk ta quaj fare.

Eni Çobani: Z.Qemal nuk e vazhdojmë dot seancën e ndërmjetësimit kështu. Do flasi Shefqeti tani apo si do bëjmë? Jo, nuk të lë dot më. Tani të vij unë aty? Do më fali publiku, s’e kam bërë asnjëherë…tani do ulesh? Z.Qemal ulu, nuk të lejoj më, sepse Shefqet Zeka ka ardhur për të bërë seancë ndërmjetësimi.

Shefqet Zeka: Shkak që unë sot jam këtu është një problem jo pak i vogël, por shumë më i madh. Zotërinë e njoh në vitin 2012.

Qemali: Zotërinë në fjalë e njeh në vitin 2003, nuk e njeh në 2012. Ti po mohon gjithçka.

Ardit Gjebrea: Qemal të lutem qetësohu sepse kjo shtëpi ka disa rregulla. Dhe në qoftë se këto rregulla nuk respektohen atëherë… Je i interesuar që të dali e vërteta? E vërteta nuk del me të bërtitura.

Qemali: Nëse ka ardhur të kallëzojë të vërtetën, të kallëzojë siç është e vërteta. Jo të më fusi sherrin mua mes familjes, se sot duhet të isha në Greqi.

Shefqeti: Vërtetë kam ardhur për atë që më është prekur, por nuk lejoj kurrsesi, unë kam minutazhin tim por jo të ndërhyet kur unë flas. Sepse fjala ime duhet të dëgjohet nga ky publik dhe të analizojë atë çfarë unë them dhe atë çfarë thotë zotëria, por edhe ata që na dëgjojnë brenda dhe jashtë vendit. Prandaj, nuk i thashë se kur ka ardhur zotëria nga Hamalle, i thashë se kur e njoh unë.

Qemali: Po ti më njeh në 2003-in zotëri…

Shefqeti: Në vitin ’98, zotëria ka bërë një akt-marrëveshje me vëllain tim Ferdinand Zekën, gjë të cilën unë në vitin ’98 kam qenë në Greqi dhe nuk jam në dijeni fare të këtij dokumenti. Kur kam ardhur në Shqipëri, kam marrë vesh që vëllai im e ka shitur 2 dynym, tokë të cilën e fituar sipas ligjit 7501. Në 2012 më kanë ardhur të tre vëllezërit, zotëria me dy vëllezërit e tij.

Qemali: Thuaj 2008. Më Dhjetor të 2008 të kam ardhur e letra dhe të kam thënë ‘Shefqet, vit pas viti kur të bëhesh pronar dhe të çojë prokurë Ferdinand Zeka, të kalosh pronësinë. Kam qenë me gjithë vëllezërit.

Shefqeti: Tek unë ka ardhur 3-4 herë me dy vëllezërit e tij dhe është konsumuar ky problem që ata realisht kanë, çështjen e pronësisë. Po në këtë mes, problemi ka qenë i tyre dhe jo i imi si Shefqet Zeka. Këta problemin e zgjidhnin me vëllain tim, por vëllai im kur të vinte nga Amerika. Meqë ata e kishin të ngutshme, më thanë bëje të mundur ti, fol me vëllain tënd që vëllai jot t’i japi ndonjë prokurë që të nxjerrësh certifikatën e pronësisë dhe të na i kalosh ne, dhe ne ta zgjidhim me njëri-tjetrin.

Eni Çobani: Prokura nga Amerika për Shefqetin ka ardhur në 24 Tetor 2012.

Qemal: Unë kam qenë më 12 Tetor 2012, ky e ka pasur dhe nuk më ka kaluar tokën mua.

Shefqeti: Në vitin 2012 kur më ka ardhur prokura, i kam çuar fjalë. Zotërisë nuk mund t’i çoje dot fjalë se ka qenë në Greqi. Këto 3-4 herë që ke ardhur me vëllezërit e tu tek unë, një herë të vetme ti si person ma ke treguar akt-marrëveshjen?

Qemali: Ta kam treguar dhe ta kam lënë dhe kopje, për kokë të djemve. Të kam lënë dokumentet dhe e ke hedhur poshtë. Më ka thënë ma ler mua këtë kopje, edhe e kam lënë.

Shefqeti: Nuk jam këtu të dëgjoj pallavra. Akt-marrëveshja më është treguar kur ka dalë certifikata e Petrit Hysit, ka ardhur zotëria nga Greqia dhe më ka treguar këtë akt-marrëveshje. Dhe unë i kam thënë, zotëri këtë akt-marrëveshje kur ke ardhur me vëllezërit e tu, pse s’ma ke thënë një herë të vetme?

Shefqeti: Kontrata e këtij nuk bëhej dot për arsye se fëmija i Petrit Hysit sepse duhej të zhvillohej një proces gjyqësor që të bëhej kontrata e shitjes, për t’i dhënë të drejtë Petrit Hysit që të firmoste në emër të fëmijës së vogël. Ndodhur në këto kushte kemi shkuar te avokatja. Jam ngritur unë i kam thënë i paguaj 250 mijë Lekë, hape procesin gjyqësor dhe të bëhet sa më shpejt meqë zotëria e ka me ngut ngaqë është emigrant. Nisi procesi gjyqësor, kam shkuar në mënyrë të vazhdueshme për të kërkuar vendimin e gjykatës. U krye vendmi, nuk ja kam dhënë direkt zotërisë, duke pasur parasysh duhet të më japi atë çfarë unë pagova që t’ia jap vendimin. Ka ardhur më pas, më ka dhënë atë që më dëtyrohej dhe i kam dhënë vendimin e gjykatës për të shkuar për të marrë certifikatën. Kur ka shkuar atje te ZRPP Durrës, më ka thënë mos u tall me mua se vendimi i gjykatës është fals. Edhe kjo ndodhi i thashë unë?

Qemali: Bën mirë kur të flasësh me Qemal Bushin, se nuk e njeh, ti ke dashur plumbin në ballë me këto që bën mes familjeve. O zgjidhet kjo punë…

Shefqeti: Këto janë shprehje që Prokuroria duhet të ndërhyjë menjëherë për këtë çështje.

Përmes një lidhje telefonike kanë ndërhyrë në emision Sitki dhe Afrim Bushi, vëllezërit e Qemal Bushit, si dhe Ferdinand Zeka nga SHBA, vëllai i Shefqet Zekës.

Në lidhje telefonike Sitki Bushi: Unë nuk kam blerë pronë. Prona është blerë në ’98. Prona më bie mua se më ka thënë vetë Qemali. E gjithë familja për blerjen e pronës i ka dhënë paratë. Nuk kam dokument.

Në lidhje telefonike Afrimi: Unë, Qemali, Sitkiu, ja ngarkuam tokën komplet vëllait të madh. Ka rënë dakord Qemali.

Në lidhje telefonike Ferdinand Zeka: Unë nuk kam kopje të akt-marrëveshjes. Në 2012 kur më ka telefonuar im vëlla. Pas 2013-ës, Qemali duhet të takonte Shefqetin, sepse nuk ka shkuar asnjëherë.

Ferdinand Zeka tha qartësisht se prona që ai ka shitur, me të drejtë i takon Qemal Bushit, dhe jo vëllait të këtij të fundit. I të njëjtit mendim është edhe vëllai i tij në studio. Por, Shefqet Bushi deklaroi se nga z.Qemal Bushi dhe bashkëshortja e tij do të kërkojë dëmshpërblim për prishje të imazhit për shkak të deklaratave që kanë bërë ndaj tij në seancën e të dielës së kaluar. Pasi të ketë zgjidhur këtë çështje, atëherë do të ndihmojë Qemal Bushin për problemin e tij me pronën, duke dëshmuar në gjyq.

Shefqet: Kërkoj për prishje të imazhit tim dëmshpërblimin ose t’i dalë për zot fjalëve zotëria që ka thënë, bashkë me zonjën. Nëse ata do thonë, 1 Lek ka marrë Çet Zeka, unë do ja quaj të mirëqenë për çka ka thënë zotëria.

Në lidhje telefonike Ferdinand Zeka: Qemal Bushi dhe e shoqja duhet të më thotë kush i ka dhënë Lekë tim vëllai. Të tjerat rregullohen. Toka duhet të kalonte në emër të Qemalit dhe jo në emër të Sitkiut.

Shefqet: Duke pasur parasysh që unë akt-marrëveshjen nuk e kam pasur deri sa ka dalë certifikata e Sitki Bushit, unë kam bërë këtë veprim.

Në fund, publiku ka votuar që prona e shitur në vitin 1998 duhet t’i takojë Qemal Bushit dhe jo Sitki Bushit, sikurse figuron në emër të këtij të fundit. /tvklan.al