Autoritetet policore kanë vënë në pranga dy autorët e dyshuar të plagosjes së 33-vjeçarit Martin Doda. Ngjarja në fjalë ndodhi mesditën e të mërkurës në Shënkoll të Lezhës, gjatë kohës që Doda udhëtonte me makinë.

Të arrestuarit janë Petrit Lleshi, 33 vjeç, banues në Tale-Lezhë, i cili sipas policisë, ishte arrestuar edhe më datë 18 Gusht, sepse gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën bimë kanabis. Por më datë 22 Gusht, Gjykata e Lezhës e kishte lënë të lirë, duke caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

I arrestuari tjetër është Dritan Ndoj, alias Zef Boci, 39 vjeç, banues në Ishull Shëngjin – Lezhë.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohen si autorët të vrasjes së mbetur në tentativë ndaj shtetasit M.D. 33 vjeç, banues në Tale, ndodhur në Shënkoll ditën e djeshme”,

thuhet në njoftimin e policisë

.

/tvklan.al