Një avion pasagjerësh u filmua teksa nxirrte flakë nga motori ndërkohë që ishte në fluturim. Motori i avionit mori flakë fare pak kohë pasi ishte ngritur nga Barcelona në Spanjë. Fluturimi i kompanisë ajrore izraelite Arkia ishte nisur drejt Tel Avivit, por stafi u detyrua që ta kthente atë mbrapsht.

Fatmirësisht nga ky incident nuk pati të lënduar, megjithatë online u publikuan video të shumta të pasagjerëve të tmerruar. Përveç flakëve nga motori mund të dëgjoheshin zhurma të forta.

Autoritetet shpallën menjëherë emergjencën dhe avioni mbajti një lartësi prej 900 metrash, para se të kthehej në pistë pas 30 minutave.

Boeing 767 mësohet se ishte 23-vjeçar dhe së fundmi kishte kryer një fluturim nga Tailanda.

/tvklan.al