Malltezi: Nuk ka asnjë provë, synohet goditja e opozitës

Argita Malltezi dhe avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha në daljen publike para mediave denoncuan zvarritjen e hetimeve nga SPAK ndaj liderit demokrat dhe dhëndrit te tij, Jamarbër Malltezit, duke e lidhur me shkaqe politike.

Vajza e ish-kryeministrit Argita Malltezi tha se e ashtuquajtura çështja “Partizani” nisi nga diktati politik. Ajo shtoi se masa ndaj Sali Berishës është në fakt një goditje për opozitën e vendit.

Argita Malltezi: Sali Berisha dhe Arbi Malltezi jaanë në burg pa asnjë provë apo dëshmi që të tregojë se kanë kryer një rol në atë që njihet si çështja Partizani. Masa e arrestit me shtëpi ka për qëllim goditjen e opozitës, për qëllimet e vetë pushtetit. Çështja nisi nëpërmjet diktatit politik, teksa Taulant Balla bëri një kallëzim penal, që ngriti disa pretendime, që SPAK më pas tha se janë akuza të vlefshme.

Ajo theksoi se është ngritur një tymnajë sa i përket procesit të privatizimit të kompleksit Partizani.

Argita Malltezi: Një nga pretendimet e tjera, është se SPAK tjerr tymnaja dhe më pas hidhet kjo tymnajë. Çfarë është ligj ndryshohet me ligj ose me dekret, dhe jo me gjykatë. Dekretet presidenciale provojnë se klubi i futbollit nuk ka qenë në planin e përhapjes. Këtë e konfirmon dhe OPGJ-ja.  Dekreti është aty. Klubi i futbollit shërben si lokacion dhe jo objekt.

Avokatët e tjerë të ish-kryeministrit dhe të Jamarbër Malltezit pretenduan se edhe me provat e reja, SPAK po vepron politikisht me synim djegien e mandatit të deputetit për Berishën.

Genc Gjokutaj: Zvarritja e hetimeve dhe mbajtja bëhet me urdhër politik të Edi Ramës, masa represive jo ligjore. Fubala që thotë SPAK, kjo zbulon se e mban për shkaqe jo ligjore: Të konsumojnë djegien e mandatit të Zotit Berisha.

Sokol Mëngjesi: Masat janë marrë pa autorizim nga Kuvendi. Nuk ka asnjë fakt penal ndaj Sali Berishës. Për shembull në Francë kemi 3 ministra që dyshohen për korrupsion, por se nuk është marrë masë ndaj tyre, sepse preuzemumi i privatësisë është element tepër i rëndësishëm.

Gjithashtu avokatët pretendojnë se SPAK po kryen një devijim të qëllimshëm duke mos verifikuar deklarimet dhe të dhënat nga personat nën hetim. Sipas tyre, prokuroria duhet të mbledhë prova jo vetëm që e fajësojnë, por edhe që e shfaqësojnë personin nën hetim, gjë që sipas tyre nuk janë marrë në konsideratë.

Tv Klan