Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për dënimin me 4 vite burg për ish-Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duron, e cila do të vuajë në qeli 2 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Duke iu referuar hetimeve, SPAK thotë se administratori i kompanisë “Dricons” korruptoi ish-sekretaren e përgjithshme duke i dhënë asaj nëpërmjet inxhinierit të kompanisë Silvi Shehi 330 mijë Lekë, në këmbim të fitimit të një tenderi me vlerë 800 mijë Lekë.

Vlerat monetare, sipas Prokurorisë, iu dorëzuan Duros nga vartësja e saj Laura Shteto dhe u sekuestruan gjatë arrestimit në zyrën e saj. Hetimet për rastin u ndanë nga një procedim tjetër ku u kap në përgjime rasti korruptiv./tvklan.al