Fotot e sallës se mbushur me mijëra shqiptarë në takimin e Kryeministrit Edi Rama në Athinë kanë bërë xhiron e të gjitha mediave më të mëdha në Greqi.

E përditshmja “Protothema” citon në një shkrim të gjatë saj deklaratën e Kryeministrit shqiptar se nuk ka shkuar aty për të provokuar. Protothema nënvizon pritjen me duartrokitje të gjata dhe deklaratat e Ramës për vështirësitë që kanë kaluar emigrantët shqiptarë ndër vite.

Ndërsa e përditshmja “Kathimerini” u ka kushtuar vëmendje masave të forta të sigurisë në të cilin u zhvillua takimi. Sipas saj, kanë qenë mbi 1 mijë policë që janë angazhuar në sigurinë e takimit.

Edhe gazeta Ta Nea shkruan në faqen e saj se shumë njerëz mbetën jashtë për shkak se salla e stadiumit Galatsi u tejmbush nga shqiptarët.

Për këtë shkak u vendos edhe një ekran në pjesë e jashtme.

Edhe CNN-i grek apo portali i njohur Zougla i kushtojnë vëmdendje deklaratës së Ramës se vizita e tij nuk është provokim, por një takim me njerëzit e tij.

Tv Klan