Geni Gjyzari: Shkeljet proceduriale kanë kapur majat
Opozita ka zhvilluar një koferencë për shtyp për çëshjten e Fredi Beleri. Të ftuar ishin dy avokat nga greqia dhe një avokat austriak të cilët kanë folur për prezuminin e pafajsisë dhe sipas tyre, shkeljen e të drejtës kushtetuese për betimin e Belerit. Avokati Geni Gjyzari, listoi edhe njëherë shkeljet proceduriale që kanë ndodhur sipas tij në çështjen Beleri.
“Shkeljet proceduriale dhe standartet e dyfishta kanë mbajtur çështjen Beleri. Kishtë ndodhur deri më sot që të ndërpritet diskutimi përfundimtar në mënyrë të paligjshme si asnjë rast tjetër. Është e kuptueshme për çfarë e ndërpreu për ti dhënë edhe një shank tjetër Prokurorisë së Posaçme që të ketë pak ditë kohë që të rregullojë ato momente që ne ekspozuam dje.” ”
Kreu i PBDNJ Vangjel Dule u shpreh se çështja Beleri është e orkestuar dhe me regjinë e qeverisë.
“Kjo është një çështje që nisi në nga kryeministri zoti Rama. Nisi në fushatën zgjedhore në bashkinë e Himarës. Denigrimi i figurës së zotit Beleri me fyerje bullizëm kemi një arrestim i cilësuar në flagrancë pa asnjë fakt, provë a dokument.”
Vendimi për Fredi Belerin do të merret në 5 Mars në orën 13. Gjykata e Posaçme e ndërpreu seancën pasi përfundoi avokati mbrojtjen për shkak të përfundimit të orarit zyrtarë. Në seancën e fundit do bëj mbrojtjen vetë Beleri dhe më pas gjykata do të jap vendimin e dënimit për të. Kreytari i zgjedhur i bashkisë së Himarës akuzohet për korrupsion në zgjedhje e kryer në bashkëpunim me Pandeli Kokaveshin.
Klan News