Liverpool pret që Mohamed Salah të qëndrojë këtë verë dhe drejtuesit po planifikojnë që egjiptiani të jetë pjesë e skuadrës së tyre për sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi 31-vjeçar po i afrohet 12 muajve të fundit të kontratës dhe spekulimet për largimin e tij janë shtuar. Por Salah nuk ka dhënë asnjë shenjë se dëshiron që të ikë nga “Anfield”, e të njëjtën gjë e dëshirojnë edhe “të kuqtë”. Interes për 31 vjeçarin ka pasur nga klubet saudite, që janë të gatshme të shpenzojnë shifra të larta për të. Ndërsa interesi i tyre nuk është zhdukur, duhet thënë se është zbehur disi e është më pak agresiv se sa kur fondi saudit po investonte shuma të mëdha për yjet e futbollit verën e kaluar.

Al Ittihad kërkonte egjiptianin, për të cilin ishte gati edhe një rol si ambasador në fushatën për të organizuar botërorin e klubeve. Nëse Salah nuk rinovon me Livepool-in, atëherë nga Arabia Saudite pritet një ofertë në vitin 2025, kur lojtari të jetë 33 vjeç dhe të ketë të drejtën që të lëvizë si futbollist i lirë.

Në barazimin ndaj West Ham-it, midis lojtarit dhe trjanerit Jurgen Klopp pati përplasje. Por gjermani e bëri të qartë se ishte sqaruar me 31 vjeçarin. Vetë Salah u tha reporterëve pas takimit se nuk dëshironte që të fliste, pasi nëse e bënte do të kishte tension. Por sipas “The Athletic” ky episod është mbyllur e nuk do të ndikojë në largimin e Salah.

Klan News