Mexhit Picari e mori armën nga Dhurata Saliaj para ekzekutimit

Vrasja e Kudret Saliajt nuk erdhi pas një konflikti të çastit por ishte organizuar nga ish-bashkëshortja e tij, Dhurata dhe babai i saj, Mexhit Picari. Në dosjen e prokurorisë të dy akuzohen për organizimin e vrasjes pasi janë vëzhguar lëvizjet nga filmimet e kamerave të sigurisë në zonën pranë gjykatës së Tiranës ku ndodhi krimit.

Fillimisht Nexhipi dhe Dhurata kanë dalë bashkë nga shtëpia në Vorë për të shkuar në gjykatë dhe sapo kanë mbërritur aty, kanë vëzhguar ambientet rrotull godinës për të gjetur Kudretin.

Në dosje janë detajuar edhe lëvizjet e viktimës para ekzekutimit. Në orën 11:36 thonë prokurorët Kudreti shkon tek lokali, ku ishte edhe avokati i tij Adriatik Cama. Pas 10 minutash, me ta bashkohet edhe një punonjëse sociale dhe pak më pas, ne lokal futen edhe Mexhit Picari dhe vajza e tij, Dhurata.

Filmimet tregojnë se pas 48 sekondash Dhurata ndërron vend, ulet më afër Nexhipit, që nxjerr armen nga çanta e saj. Disa moment me pas, ai mbush armen, qëllon ndaj Kudret Saliajt dhe largohet. 9 sekonda më pas largohet edhe Dhurata nga lokali pasi ka parë ish-bashkëshortin e saj të ekzekutuar.

Gruaja më parë ka qenë e dënuar për dhunë në familje. Kur policia mori në pyetje fëmijët e saj ata dëshmuan në polici për kërcënimet dhe dhunën e të ëmës.

Djali i mitur i çiftit, E. Saliaj ka deklaruar se mamaja e tij nuk sillej mirë me të, e godiste dhe e kanoste me fjalët “do të vras, do të mbys me litar”. Shkak sipas tij, ishte fakti se ai ka parë mesazhe që ajo i kishte dërguar personave të ndryshëm ku shkruhej “o zemra ime, të dua shumë, kur do takohemi?”.

Tv Klan