Selmani shkon në ligën e dytë turke

Bekim Balaj do të luajë në kampionatin austriak, pasi u aktivizua me ekipe në Shqipëri, Çeki, Poloni, Kroaci dhe Rusi. Sulmuesi i Kombëtares zgjodhi Sturm Graz.

Balaj firmosi një marrëveshje 2-vjeçare me opsion edhe për 1 vit tjetër. Tek ekipi i ri e shikojnë 28-vjeçarin si një lojtar i kompletuar që do të ndihmojë skuadrën të arrijë objektivat. Sezonin e kaluar Sturm Graz e mbylli në vendin e tretë dhe merr pjesë në kualifikueset e Europa League.

Përvoja e parë e re jashtë vendit për Gentian Selmani, pasi u aktivizua për disa sezone me Laçin, ku mbajti edhe shiritin e kapitenit. Portieri 21-vjeçar firmosi për 2 sezone Menemenspor ekip në ligën e dytë turke. Selmani është kontigjent i Kombëtares.

Tv Klan