Socialistët e cilësojnë si legjitime protestën e paralajmëruar të emigrantëve.

Për Taulant Ballën kërkesa parësore e tyre është garantimi i votës se tyre në zgjedhje, ndaj ai e gjen me vend ti kërkojë opozitës të votojnë sa më parë Kodin Zgjedhor ku adresohet kjo çështje, por dhe kërkesa e demokratëve për votimin dhe numërimin elektronik.

“Këta që u merakosën aq shumë për protestën e Diasporës, duhet që të bëhen bashkë me ne për të plotësuar kërkesën themelorë të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Ne jemi gati që nesër”,

tha Balla.

Tv Klan