Përfundoi pa gola miqësorja e shumëpritur Itali – Gjermani. Një ndeshje pa shumë emocione, ndërsa në fushë u panë lojtarë të rinj.

Përfaqësuesja gjermane tregoi më shumë shpirt gare në pjesën e parë, ndërsa e dyta ishte më shumë për vendasit. Mbrojtësit lanë shumë pak hapësira, duke ulur numrin e shanseve për gol.

I vetmi, por në pozicion të parregullt u shënua nga Volland në pjesën e dytë, i cili u ndalua menjëherë nga gjyqtari pa i lënë kohë të gëzohej. Belotti preku shtyllën me goditjen e tij në minutat e fundit të sfidës së zhvilluar në Milano.

Gola dhe lojë e fortë në takimin Angli – Spanjë i luajtur në Londër. Përballja përfundoi në barazim 2 – 2. Anglezët shënuan dy herë në fillimin e secilës pjesë me Lallana dhe Vardy, por spanjollët shmangën humbjen me golat në çastet e fundit. Iago Aspas dhe Isco shënuan njëri pas tjetrit. Të dy u aktivizuan gjatë gjatë pjesës së dytë nga Lopetegui.

Tv Klan