Ekipet do të takohen në çerekfinalet e Champions

Barcelona-Bayern Mynih, do të luhet në çerekfinalet e Champions League, por do të jetë si një përballje e parakohshme e vlefshme për trofeun e këtij sezoni.

Të dy gjigandët europianë të futbollit nuk e patën të vështirë kualifikimin për në këtë fazë. Spanjollët fituan 3-1 ndaj Napolit në Camp Nou. Të tre golat e katalanasve u shënuan në pjesën e parë të takimit.

Lenglet hapi rrugën e rrjetës në minutën e 10 ndërsa Messi realizoi në të 23-in. Goli i tretë erdhi si nga penalltia e Luis Suarez. Messit iu anulua një gol nga VAR në minutën e 30 pasi kontrolloi topin me dorë me shumë dinakëri.

Pjesës së parë iu shtuan 5 minuta dhe Napoli fitoi një 11-metërsh që u kthye në gol nga kapiteni Insigne. Bayern ndaj Chelsea e pati edhe më të lehtë teksa fitoi me shifrat 4-1 duke shënuar nga dy gola për çdo pjesë.

Robert Lewandowski shënoi dy herë, me 11-metërsh dhe një gol në fund të takimit. Çiftet e tjera çerekfinaliste të Champions League do të jenë Atalanta – PSG, Leipzig – Atletico Madrid dhe Man City –Lyon.

Tv Klan