Llazani: Kemi gati gjithçka, presim autoritetet

Basketbolli në vend ka planifikuar 15 Nëntorin si datën e nisjes së sezonit të ri, por në faqen e federatës shkruhet; vijmë së shpejti. Sekretari i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani thonë se gjithçka në letër është gati përfshi procedurat për Ligën Unike, por nuk ka një përgjigje nga shteti.

“Nuk e kuptojmë pse jemi i vetmi vend në Europë që i kemi sallat e mbyllura. Kemi përgatitur protokolle, kemi përgatitur çdo, por fatkeqësisht nuk kemi një përgjigje përfundimtare se kur dhe si do të fillojmë veprimtaritë. Zbatimi i tyre fillon me hapjen e sallave dhe për t’i hapur rrugë veprimtarive siç janë Liga Unike dhe kampionatet kombëtare”, tha ai.

Kjo situatë krijon probleme edhe për ekipet Kombëtare që duhet të marrin pjesë në aktivitetet e FIBA-s.

“Respektivisht femrat do të luajnë me 12-15 Nëntor dhe meshkujt 26-29 Nëntor se do të zhvillohen me sistem grumbullimi. Ekipet tona janë të papërgatitura sepse nuk kanë mundësi të përgatiten”, tha Llazani.

Të gjithë aktivitetet në vend në sallat e mbyllura janë të ndaluara prej muajit mars për shkak të pandemisë së Covid-19.

Tv Klan