Rrezikohen qindra milionë euro humbje

Barcelona po mendon të mos luajë më futboll në këtë sezon. Sipas të përditshmes “Sport”, Këshilli Administrativ i klubit e bazon vendimin e vet në kujdesin shëndetësor që duhet për futbollistët, për të evituar rrezikun e infektimit të tyre.

Barcelona është dakord me planin e mjekëve të klubeve që për të rinisur kampionatin lojtarët ti nënshtrohen tamponit dhe rregullave të tjera si dhe garanton se mund ti përmbahet këtyre masave në brendësi të Ciudad Deportiva, qendra stërvitore blaugrana.

Por frika e drejtuesve të klubit është shytuar pasi në rast se do të zhvillohet një kampionoat normal nuk ekziston garancia që këto standarde mund të respektohen në të gjitha stadiumet apo nga të gjitha klubet.

Disa klube në Spanjë janë shprehur kundër ekzaminimit me tampon të lojtarëve të tyre duke ekspozuar kështu futbollistët e klubeve të tjera ndaj rrezikut të infektimit.

Vendimi për të mos luajtur më në këtë sezon do të sillte humbje financiare kolosale deri në qindra milionë euro. Ajo çka tremb më shumë drejtuesit është ndërprerja e sezonit për herë të dytë në rast se ndonjë futbollist apo pjesëtar stafi teknik rezulton pozitiv me Covid-19.

Për të gjitha këto arsye, këtë sezon mund të mos e shohim më Lionel Mesin të zbresë në fushë.

Tv Klan