18 javë kampionat, gjysma e sezonit e përfunduar. Superliga u mbyll për vitin 2018 me Partizanin ende kryesues, pasi mori 3 barazime radhazi. Për të kuqtë që vitet e fundit enden në kërkim të rrugës e sigurimit të titullit, ndoshta ky është sezoni më i favorshëm.

Skuadra e Skënder Gegës gjithsesi është e kërcënuar nga ajo e Armando Cungut. Kukësi u afrua me 3 pikë distancë. Në vend të tretë është Teuta e cila këtë sezon ka rilindur nën drejtimin e Bledi Shkëmbit. Durrsakët kanë sulmin më të mirë në kampionat.

Fundi i fazës së dytë solli edhe rezultatet më të papritshme për Skënderbeun. Kampionët e vendit pësuan 4 humbje radhazi pas një barazimi. Rezultatet bënë që trieri të mendojë dorëheqjen, por kjo nuk iu pranua nga presidenca. Me financa modeste por me shumë dëshirë, Laçi gjendet në vendin e 5 dhe pretendon edhe sivjet Europën. Sa i përket financave e ato duket se janë problemi kryeson në Vlorë teksa flamurtari ka një prej grupeve më cilësorë të futbollistëve por jo rezultatet e dëshiruara.

Gjithashtu për shkak të çështjes së financave vuan edhe Tirana. Aq sa presidenti Refik Halili është deklaruar i hapur për shitjen e një pjesë të aksioneve me qëllim forcimin e klubit.

Dy fazat e para të Superligës sollën ndërrim trajnerësh gjysmën e klubeve. Në vend të parë me nga tre trajnerë të ndërruar janë Laçi dhe Kamza. Në total, në 5 klube të kampionatit kanë kaluar 12 trajnerë.

Tv Klan