“Vetëm kështu shmanget një zinxhir i mundshëm infeksioni”

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje qeverisë që të testojë të gjithë mësuesit. Në këtë mënyrë, sipas tij do të shmanget një zinxhir i mundshëm infeksioni që do ta rëndonte edhe më shumë situatën.

“Çdo mësues ditën e parë të shkollës duhet të ketë rezultatin e testit të COVID-19. Me testime të shpeshta të stafit mësimor në vazhdim, do të mund të shmanget dhe një zinxhir i mundshëm infeksioni që do ta rëndonte edhe më tej situatën”, shkruan Basha.

Kreu i opozitës shkruan në Facebook se këtë plan e ka gati edhe Kosova.

“Ndërkohë që Kosova pritet ta zbatojë këtë plan, qeveria shqiptare duhet të nisë urgjentisht marrjen e masave për të siguruar testimet për stafin mësimor. Jeta dhe shëndeti i mësuesve, nxënësve dhe të gjithë shqiptarëve është sot më i rëndësishëm se çdo show politik”, shkruan Basha./tvklan.al