Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Aleanca për Shtetin po largon Shqipërinë nga miqtë natyralë. Kështu e kanë komentuar liderët e grupimit Bashkimi për Demokraci, mosardhjen e Klintonit në Tiranë. Ata kanë vlerësuar takimin e djeshëm të Presidentit Amerikan me Kryeministrin Meta.

Përshëndesim çdo kontakt shqiptaro-amerikan tha Selfo. Megjithatë takimi Meta-Klinton ishte vetëm një takim i rastit jo protokollar. Më pas drejtuesit e grupimit të djathtë kanë kontestuar ndryshimet e fundit në kabinetin Meta. Lëvizjet e Metës u shprehën ata më tepër shërbejnë si shfaqje propagandistike se sa ndikojnë në ndaljen e fenomeneve negative.

Bashkimi për Demokraci ka kërkuar publikmin e rezultateve të komisionit paraardhëse kundër korrupsionit e kontrabandës të drejtuar nga Fino e Meta si dhe ndëshkimin e personave që janë përfshirë në listat e përpiluara deri tani./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego