Çështja do të shkojë në Gjykatën Europiane të Drejtësisë

Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu udhëhoqën akuzën kundër ligjit anti-LGBT të Hungarisë, ndërsa ministrat e Çështjeve Europiane të 27 vendeve anëtare u mblodhën për të diskutuar shtetin e së drejtës.

Gjithsej 13 vende anëtare shprehën shqetësim për ligjin e ri të Hungarisë. Ai kaloi në parlament javën e kaluar nga qeveria e kryeministrit Viktor Orbán dhe ndalon portretizimin e homoseksualitetit dhe materialeve për të në shkolla dhe në televizion.

Ligji i miratuar gjatë muajit të krenarisë u kundërshtua ashpër nga zyrtarët më të lartë të BE-s, disa vende anëtare dhe Parlamenti Europian. Pas konsultimeve me dyer të mbyllura, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Irlanda, Lituania, Spanja, Suedia dhe Letonia, miratuan një deklaratë të vendeve të Beneluksit.

Ligji përfaqëson një formë flagrante të diskriminimit bazuar në orientimin seksual, identitetin gjinor dhe lirinë e shprehjes ndaj dhe meriton të dënohet. Gjithëpërfshirja, dinjiteti njerëzor dhe barazia janë vlera themelore të Bashkimit tonë Europian dhe ne nuk mund të bëjmë kompromis mbi këto parime,” thuhet në deklaratë.

“Stigmatizimi i personave LGBTIQ përbën një shkelje të qartë të së drejtës së tyre themelore për dinjitet, siç parashikohet në Kartën e BE dhe të drejtën ndërkombëtare.”

Nënshkruesit e deklaratës i bënë thirrje Komisionit Europian që “të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të garantuar respektimin e plotë të ligjit të BE-së, duke përfshirë dërgimin e çështjes në Gjykatën Europiane të Drejtësisë”. Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen shprehu shqetësimin e saj rreth ligjit hungarez dhe tha se ekipi i saj po vlerësonte të gjithë tekstin e ligjit.

Unë besoj në një Europë që përqafon diversitetin, jo në një që e fsheh atë nga fëmijët tanë,” shkroi ajo. Von der Leyen është një avokate e vjetër e të drejtave LGBT +. Vitin e kaluar, Komisioni i saj kaloi strategjinë e parë të BE-së për barazinë LGBTIQ.

Klan News