Agjencia Europiane e Barnave i ka hapur dritën jeshile përdorimit të një kure të re kundër kancerit. Bëhet fjalë për atë që njihet ndryshe si terapia CAR-T, që bazohet tek ilaçet që kanë në përbërjen e tyre një proteinë të prodhuar në laboratorë.

Proteina është në gjendje të veprojë ndaj tumoreve që në fazat e para të zhvillimit. Ato nxisin qelizat e sistemit imunitar të veprojnë kundër tumorit duke pëçuar tek qelizat tumorale disa pjesëza ADN-je të modifikuara në laborator për të korrigjuar çrregullimet e tyre. Terapia i drejtohet kryesisht pacientëve që vuajnë nga format agresive të Limfomës, kancerit në gjak.

Deri më tani, metoda është testuar me sukses në disa klinika europiane. Por ekspertët e agjencisë europiane të barnave thanë se aplikimi i saj do të bëhet vetëm në klinika të specializuara, disa prej të cilave ndodhen edhe në Itali.

Tv Klan