“Presim formimin e Kuvendit të ri”

Bashkimi Europian ka reaguar pas zgjedhjeve që u zhvilluan në Kosovë të dielën. Në një deklaratë të përbashkët të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josep Borrell-it dhe eurokomisionerit Oliver Varhelyi thuhet se BE-ja pret krijimin e qeverisë së re, Kuvendit dhe zgjedhjen e presidentit pas certifikimit të zgjedhjeve të 14 Shkurtit. Po ashtu, në deklaratë sigurohet se BE-ja do ta mbështesë Kosovën në progresin e saj drejt Bashkimit Europiën.

“Ne presim të shohim formimin e Kuvendit të ri, qeverisë si dhe zgjedhjen e presidenti të ri pas certifikimit të zgjedhjeve. Bashkimi Europian ka  vendosur një Mision Ekspertësh Zgjedhor, i cili do të qëndrojë në Kosovë për të ndjekur procedurat pas-zgjedhore si dhe zbatimin e rekomandimeve. Bashkimi Europian do të vazhdojë punën me autoritetet për mbështetjen e Kosovës në arritjen e progresit të prekshëm në rrugën e saj europiane. Kjo do t’i kërkojë Kosovës reforma të thella, të udhëhequra nga Marrëveshja e Stabiizim Asocimit dhe Axhenda Europiane e Reformave si dhe bashkëpunim rajonal”, thuhej në deklaratë.

Po ashtu bëhet thirrje që të vazhdojë dialogu me Serbinë për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

“Rruga europiane e Kosovës shkon bashkë me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe BE-ja pret që autoritetet të Prishtinë të angazhohen me konstruktivitet në vazhdimin e takimeve në dialogun e lehtësuar nga BE-ja si dhe të shfrytëzojnë mundësinë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, thuhej në deklaratë./tvklan.al