Burimet, bisedime në disa nivele gjatë takimeve të Biden në Bruksel

Pas vizitës së presidentit amerikan, Joe Biden në Bruksel dhe pjesëmarrjes së tij në samitin e NATO-s dhe atë me BE-në, diplomatët evropianë janë të bindur për shtimin e bashkëpunimit dhe koordinimit në Ballkanin Perëndimor.

Burimet diplomatike në Bruksel sqaruan se gjatë takimeve në Bruksel të delegacionit të presidentit amerikan është biseduar në disa nivele për veprim të përbashkët në rajon. Edhe në deklaratën e përbashkët të lëshuar nga samiti BE-SHBA përmendet ky bashkëpunim.

“Ne synojnë forcimin e angazhimit tonë të përbashkët në Ballkanin Perëndimor, përfshirë përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre dhe duke mbështetur reformat kyçe për integrimnë BE”, thuhet në një pikë të kësaj deklarate të përbashkët.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell e quajti të rëndësishëm takimin e parë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiçë zhvillua të njëjtën ditë kur u mbajt edhe takimi i liderëve të institucioneve të BE-së me presidentin amerikan, Joe Biden.

Diplomatët europianë thonë se prej ardhjes së Bidenit në krye të Shtëpisë së Bardhë është përmirësuar dukshëm bashkëpunimi me administratën amerikane në shumë fusha, përfshirë edhe në Ballkanin Perëndimor ku, siç thonë diplomatë “BE-ja dhe SHBA-ja kanë interesa të përbashkëta dhe angazhohen për vlerat e njëjta”.

Përveç mbështetjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, burimet diplomatike thanë edhe para samitit SHBA-BE, se presidenti Biden do t’u kërkojë udhëheqësve europianë fillimin pa vonesë së negaociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Klan News