Pasi mësuam se Kate Middleton dhe Meghan Markle po punojnë për të përmirësuar marrëdhënien e mes tyre në mënyrë që të krijojnë një një raport të mirë për hir të familjes, vjen lajmi se dy kunatat do të jenë pjesë e një projekti në platformën Netflix.

Burimet pranë tyre kanë bërë të ditur seMeghan dhe Kate në fakt po shkojnë shumë mirë dhe kanë qenë në kontakt më shpesh, madje Megan ka kontaktuar Kate Middleton, për t’i bërë asaj një ofertë. 

Thuhet se bëhet fjalë të për të bashkëpunuar në një projekt për Netflix, një dokumentar që do të nxjerrë në pah punën bamirëse të Kate dhe ndikimin e madh që ajo ka bërë me filantropinë e saj. Kate është shumë e kënaqur dhe gjithçka duket shumë pozitive mes tyre”, bëjnë me dije mediat britanike.

Ndërkohe që Dukeshat kanë folur me njëra-tjetrën që pas lindjes së Lilibet dhe po punojnë për marrëdhënien e tyre për hir të familjes nga ana tjetër Princi William dhe Princi Harryn vazhdojnë të mos kenë të njëjtin komunikim si dikur.

Klan News