Kreu i PD: Ndryshimi për Tiranën, jetik. Premtimi i parë: Urban falas

Belind Këlliçin, Sali Berisha e sheh si figurën që në krye të Bashkisë së Tiranes do të sjellë ndryshimin e padiskutueshëm të cilësisë së jetës së metropolit shqiptar.

Duke ju folur me siguri për fitoren në 14 Maj të rinjve të Këshillit Drejtues të Studentëve Europian që u mblodhën këtë fundjavë në Tiranë, hedh një sërë akuzash për rivalin e Këlliçit në këtë garë, kryebashkiakun aktual Erion Veliaj.

Sali Berisha: Ky kryebashkiak mashtrron nga mgjesi gjer në darkë. Merr një pemë e mbjell 10 herë e shkul dhe mbjell duke i thënë qytetarëve se kam mbjellur 1 milion pemë. Nuk ka personazh me fantazmagorik në çdo aspekt se kundërshtari i Belind Këlliçit.

Vetë Këlliçi zbulon dhe premtimin kyç të programit të tij elektoral për t’ju siguruar qytetarëve të kryeqytetit transport publik tërësisht falas.

Belind Këlliçi: Me Belind Këlliçin në krye të Bashkisë Tiranë trasporti publik për të gjithë qytetarët e Tiranës do të jetë falas.

Premtim që për Sali Berishën jo vetëm që është i mundshëm që të bëhet realitet, por do të ndikojë direkt në cilësinë e ajrit në Tiranë.

Sali Berisha: Premtimi më i guximshëm do të ndikojë thelbësisht në shëndetin e të gjitha familjave.

Një tjetër premtim i Këlliçit është premtimi i bërë në 33 vite nga politikanët në Shqipëri, ujë 24 orë.

Belind Këlliçi: Një nga premtimet kryesore, më vjen turp tua u them, por e kam me ujin pijshëm.

Berisha e shfrytëzoi këtë takim ku ishte i ftuar i të rinjve të Forumit Rinor Demokrat për të ripërsëritur akuzat në adresë të Kryeministrit për korrupsion dhe përqëndrimin edhe të pushtetit të drejtësisë në duart e tij.

Tv Klan