Rezarta Bitri dhe Bledar Skënderi u betuan si dy anëtarët e rinj të mazhorancës që do të ulen në tryezën e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve pas votëbesimit të shumicës në kuvend.

Taulant Balla, krahas thirrjes së opozitës për të sjellë kandidaturat e saj pas vakancave të krijuara në KQZ, bëri edhe një sqarim për kreun e demokratëve lidhur me vendet qe i takojne opozitës.

“Përfitoj nga rasti që t’i rikërkojmë PD, opozitës të sjellë dy kandidaturat, jo një. Nuk ta kanë shpjeguar mirë Lulzim të tutë, nga katër ke gjysmat. Sa i përket partisë që ka numrin më të madh të mandateve në shumicë, jemi vetëm PS”.

Dy ditë më parë kreu i opozitës përjashtoi çdo mundësi për t’u bërë pjesë e procesit në një kohë kur mandati i ka përfunduar katër prej anëtarëve.

Por në këtë fushë betejë të re politke mes palëve, shumica thotë se bazuar në kodin elektoral, dy vendet që i takonin mazhorancës parlamentare të legjislaturës 2009-2013, ai i Hysen Osmanajt dhe Vera Shtjefnit, të cilëve tani që u ka mbaruar mandati tashmë i kalojnë socialistëve.

Tv Klan