Varësja vjen nga minierat ku punëtoret me ngjyre shfrytëzoheshin në kushte të vështira

Mbajti në qafë “diamantin e gjakut”! Për një arsye të fortë, Beyonce përballet me kritika të ashpra.

Beyonce dhe bashkëshorti i saj, Jay Z kanë publikuar para disa ditësh fushatën e “Tiffany &Co”, të quajtur “Rreth Dashurisë” për stoli luksoze.

Kjo fushatë ka bërë që këngëtarja të jetë ndër të paktat femra në botë që ka mbajtur ndonjëherë varësen e famshme të diamantit që njihet si “diamanti i gjakut”.

Në lidhje me këtë gjë publiku i është kthyer ashpër Beyonce-s. Sipas tyre, varësja e diamantit prej 128,54 karatësh, të cilën artisja e ka mbajtur në fotografitë e realizuara për fushatën, vjen nga një minierë e kolonizuar në Kimberley të Afrikës Jugore.

Diamanti i gjakut”, siç është përkufizuar edhe nga Kombet e Bashkuara është secili diamant që është i minuar dhe shitet në atë zonë, për të financuar aksionet ushtarake kundër qeverisë.

Mesa duket, Beyonce nuk kishte dijeni në lidhje me këtë histori. Sipas “The Sun”,  Beyonce është e informuar për kritikat dhe është e zhgënjyer që nuk është informuar rreth historisë së diamantit.

Diamanti Tiffany u gjet në Minierat e Kimberly e Beers në Afrikën e Jugut në vitin 1877 kur punëtorët me ngjyrë u detyruan të punonin në kushte të vështira dhe shfrytëzuese kundrejt një page të paperfillshme. Ndërkohë themeluesja e Tiffany, Charles Tiffany e kishte blerë diamantin nga miniera në vitin 1879.

Klan News