Modelja Gigi Hadid ka thyer heshtjen e saj pasi në media qarkullojnë lajme se ajo është ndarë nga i dashuri i saj Zayn Malik, pas akuzave të nënës së saj Yolanda se ai e kishte goditur atë.

Gigi është e fokusuar vetëm për të mirën e Khait. Ajo kërkon privatësi gjatë kësaj kohe”,  ka thënë një përfaqësues i modeles.

Thuhet se 26 vjecarja është në mes të sherrit të Zayn dhe Yolandës, por nuk ka marrë asnjë anë.Prioriteti i saj numër një është vajza e saj Khai dhe momentalisht ajo ka vendosur të ndahet nga këngëtari.

Mediat rozë raportojnë se dyshja nuk e kanë përjashtuar mundësinë e ribashkimit në të ardhmen dhe se ata synojnë të rikthehen bashkë.

Zayn dhe Gigi, të cilët janë në një lidhje që nga viti 2015, mirëpritën fëmijën e tyre të parë në Shtator të vitit të kaluar.

Klan News