Presidenti amerikan kërkon vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe njohjen reciproke

Në prag të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka dërguar një letër urimi ushtrueses së detyrës si Presidente, Vjosa Osmanit.

Në letër thuhet se SHBA-ja është e interesuar që ta vazhdojë bashkëpunimin me Kosovën dhe të ndihmojë integrimin e saj në rrugën evropiane.

Gjithashtu përmendet edhe dialogu me Serbinë, derisa theksohet se duhet bërë punë në njohjen reciproke mes dyja vendeve.  

Presidentja e Kosovës, Osmani, ka shkruar se Biden në letër ka ritheksuar marrëdhëniet e forta mes dyja vendeve.

“Sot kam pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ku ai rithekson raportet e forta ndërmjet dy popujve tanë, mbështetjen e vazhdueshme e të fuqishme të SHBA-ve si dhe nevojën që dialogu me Serbinë të përqendrohet në njohjen e ndërsjelltë”, ka shkruar Osmani në llogarine e saj ne Facebook.

Klan News