“Sabotage” shumë shpejt një hit

Bebe Rexha ka publikuar projektin më të ri muzikor të titullar “Sabotage” dhe pritet që shumë shpejt të kthehet në hit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja me origjinë shqiptare nëpërmjet një postimi në Instagram, ku krahas videos së klipit të këngës është shprehur shumë e emocionuar në lidhje me këngën e saj më të re.

“Kjo këngë do të thotë gjithçka për mua. ‘Sabotage’ sapo doli, shpresoj ta shijoni”, ka shkruar Bebe, krahas klipit ku duket mjaft tërheqëse.

Për këtë projekt muzikor Bebe ka bashkëpunuar me Christian Breslauer, Mike Breslauer dhe Yella. Para dy ditësh, Bebe zbuloi një surprizë të madhe që e kishte paralajmëruar prej kohësh. Ajo konfirmoi se më datë 7 Maj do të publikojë albumin e saj të ri me titull “Better Mistakes”.

Këngëtarja publikoi një kopertinë të albumit. Prej 3 vitesh artistja nuk kishte sjellë asnjë album dhe kishte kohë që po përgatitej për këtë moment. Pasi zbuloi lajmin e madh, Bebe publikoi një video të saj, në të cilën shfaqej duke qarë nga lumturia.

Klan News