Lezhë | Rreth orës 12:00 policia u njoftua nga urgjenca e spitalit Rajonal Lezhë për një person që ka arritur pa shenja jete.

Nga veprimet hetimore të kryera nga shërbimet e Policisë rezultoi së shtetasi I.T., 59 vjeç, banues në Lezhë, i cili punonte në një serë pemësh dekorative dyshohet se ka rënë nga pema duke gjetur vdekjen.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./tvklan.al