Ishte 5 Korrik-u i 1946 kur stilisti francez, Lous Reard vendosi të bënte historinë duke prezantuar për herë të parë bikinit në një shfaqje mode në Paris.

Duke e ditur sa shumë do të komentohej në media, rrobat e para të banjës ishin të stiluara jo rastësisht si faqja e një gazete dhe u veshën nga balerina Micheline Bernardini, e para femër që guxoi të pozonte me to.

E teksa sot nuk mund ta imagjinojmë verën pa bikini, ky model i rrobave të banjës u ndalua të vishej në pishina dhe në plazhe deri në vitin 1960. 73 vite nga realizimi i tyre, stilistët vendosin t’i rikthehen modeleve të vjetra, por njëkohësisht të sjellin edhe modele që shpeshherë i lenë shumë pak vend imagjinatës.

Tv Klan