“Çdo artikull në ofertë

Në këtë sezon Vere kompania Billa, lider në tregun shqiptar për pllaka parkete hidrosanitare e mobilje, risjell traditën e ndryshimit sezonal të stokut. Billa është kompania e vetme që historikisht aplikon dy herë në vit këtë praktike botërore në Shqipëri për këtë degë të industrisë.

Pjesa më e madhe e mallit ekzistues do nxirret në oferte për t’i lënë vendin modeleve e koleksioneve të reja. Do futen 240 modele të reja ndërkohë që pastrohen 190,000 m2 pllaka dhe laminate e 65,000 pajisje hidrosanitare .

“Oferta që do të zgjasë vetëm për 6 ditë nga datat 23 -28 Korrik i mundëson çdo konsumatori pavarësisht buxhetit që të përfitojë nga produktet e cilësisë së lartë të brandeve më të famshme botërore”.

E krijuar në vitin 2007 dhe e prirur nga moto “Cilësia s’ka pse të jetë e shtrenjte” sot Billa renditet si distributori kryesor i rajonit me degë edhe në vendet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian duke përfaqësuar një nga shembujt me pozitive të ekonomisë shqiptare.

Tv Klan