Ceremonia nisi me një dedikim për Kobe Bryant

Ka triumfuar Billie Eilish natën e ndarjes së çmimeve Grammy me katër trofe, albumi më i mirë i vitit, kënga, regjistrimin dhe artistja e re më e mirë e vitit. Dy prej çmimeve u prezantuan nga Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Ky është Grammy i parë për mua. Nuk e kam menduar kurrë se do të më ndodhte ndonjëherë në jetë. Jam rritur duke i parë në televizor. Faleminderit”.

Lizzo, një tjetër portret i freskët dhe më shumë karizëm, fitoi tre çmime Grammy, përfshirë përformacën më të mirë pop me “Truth Hurts”. Reperi Lil Nas X fitoi dy çmime me “Old Town Road”, bashkëpunim me Billy Ray Cyrus.

Salla u elektrizua me performancën e Aerosmith. Ceremonia e cila u mbajt në Los Angelos u hap me një dedikim për yllin e basketbollit Kobe Bryant, i cili humbi jetën në një aksident me helikopter.

Tv Klan