Konferenca e kryetarëve ka zhvilluar këtë të premte mbledhjen online dhe ka vendosur edhe axhendën e punimeve të komisioneve, që do të zhvillohen po përmes videokonferencave.

Në 4 komisione, atë të Ligjve, Shëndetësisë, Ekonomisë dhe Sigurisë do të shqyrtohet në datat 30-31 dhe 1 Prill, akti normativ për masat e marra për parandalimin e koronavirusit. Ndërkohë ende nuk ka një datë për zhvillimin e seancës plenare.

Gjatë ditës së sotme deputeti i opozitës, kreu i Partisë së Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, ka lajmëruar se është prekur nga Covid-19 së bashku me të shoqen dhe ndodhen të vetëkarantinuar në shtëpi.

Alimadhi i drejtohet Kryeministrit duke i thënë të lerë propagandën, pasi atij personalisht nuk i është dhënë asnjë asistencë dhe po e përballon i vetëm këtë sëmundje.

Tv Klan