Nga 20 Shkurti në ekranin e Tv Klan nis transmetimin seriali i ri,

Bixhoz me Dashurinë.

Mbiemri Oberoi do të thotë pushtet, para dhe shkëlqim. Ata zotërojnë industritë më të mëdha në vend dhe organizojnë festat me luksoze. Ata janë tradicionalë, por dhe modernë… fantazma e të shkuarës i përndjek ata edhe në të tashmen.

3 vëllezër që marrin mbi shpatulla moralin, principet dhe vazhdimësinë e familjes drejt famës dhe suksesit. Ata njihen ndryshe si mendja, trupi dhe shpirti.

Djemtë Oberoi janë rritur mes luksit, famës dhe pushtetit, si dhe njihen si beqarët më të kërkuar. Ata e dinë se me një të kërcitur të gishtave, e kanë fuqinë të ndryshojnë fatin e gjithkujt.

Historia e 3 vëllezërve nga familja shumë e fuqishme dhe e famshme Oberoi.

Omkara, Rudra dhe Shivai dhe jeta e tyre.

Familja Oberoi është sinonimi i parasë dhe pushtetit.

Dhe ajo që bën të veçante këtë familje, është lidhja shpirtërore e të vëllezërve të pandashëm.

Omkara është një skulptor, me pasion artin dhe shume i përkushtuar në profesionin e tij dhe një milioner gjithashtu.

Dashuritë perfekte dhe familjet perfekte gjenden vetëm në përralla.

Rudra në jetën e tij do vetëm palester, të vishet bukur, të flirtojë dhe të festojë.

Shivai, një biznesmen arrogant dhe imazhi i perandorisë Oberoi. Ai ka vetëm dy prioritete në jetë. Biznesin dhe vëllezërit e tij.

Jeta e tyre ndryshon, kur ata bien në dashuri me gra qe janë krejt e kundërta e tyre.

Shivai perfeksionisti bie në dashuri me Aniken, një grua e shtresës së mesme me besime dhe ideologji krejt të ndryshme.

Rudra flirtuesi dhe me trupin seksi bie ne dashuri me Somyja, një llupëse, për të cilën eleganca apo flirtet nuk kanë fare rëndësi në jetë.

Omkara, shpirti i pastër bie në dashuri me Ishana, një grua mashtruese me një të shkuar të dyshimte.

Edhe vete familja Oberoi ka një të shkuar sekrete. Kjo e shkuar mund të vijë për të gjuajtur familjen dhe dashuritë respektive të vëllezërve. Çfarë do të ndodhe kur të filloje politika e biznesit dhe lojërat në dashuri?

A do të munden tre vëllezërit të shpëtojnë familjen e tyre nga përçarja dhe shkatërrimi?

Tv Klan