IMDb, burimi për popullor dhe autoritar në botë për filmat dhe aktorët, ka publikuar listën me aktorët më të kërkuar, mes të cilëve janë edhe yjet e serialeve turke.

Në këtë listë, Nurgul Yeşilçay e njohur për rolin e Gylserenit në serialin “Fate të Kryqëzuara” është renditur e para në mesin aktorëve turq, duke lënë pas Kivanç Tatlitug, Xhesurin e serialit “Xhesuri dhe e Bukura”.

Internet Movie Database (IMDb) çdo javë publikon listën me emrat më të kërkuar dhe më të lakuar në forume. Në listën e kësaj jave të “STARmeter”, emri më i lakuar i aktorëve turq ka qenë Nurgul Yesilçay.

Aktorja 41-vjeçare u rikthye në qendër të vëmendjes me rolin e saj në serialin “Fate të Kryqëzuara” dhe më pas në serialin “Sulltanesha Kosem”.

Lajmi e ka lumturuar pa masë Yesilcayn, e cila në një postim në rrjetet sociale shpërndau lajmin me mbishkrimin “mua më fol për botën zemër”.

Emri i dytë më i kërkuar dhe më i lakuar në mesin e aktorëve turq është Kivanç Tatlitug, i cili ka luajtur në shumë seriale të transmetuar nga Televizioni Klan, përfshirë “Gymysh”, “Kuzey Guney” “Dashuri e Ndaluar” dhe sëfundmi “Xhesuri dhe e Bukura”.

Ndërsa në vendin e tretë është Haluk Bilginer, Kenan Birkan nga seriali “Ezel”, i cili vetëm sëfundmi po paraqitet para teleshikuesve me një serial të ri nga gjiganti “Ay Yapim”. /tvklan.al