“Sektorët që u hapën kanë më shumë humbje se xhiro”

Bizneset kërkojnë rikthimin në normalitet të të gjithë hartës së vendit dhe funksionimin me kapacitet të plotë të të gjithë bizneseve.

Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustrias, thotë se edhe pse disa sektorë të ekonomisë janë liberalizuar, kufizimi i orareve më shumë po sjell humbje për ta, sesa të ardhura.

Ai sqaron se kostot e operimit, punëtorisë dhe furnizimit janë më të larta se shitjet.

Në bazë të llogaritjeve të Konfindustrias, humbjet për Marsin dhe Prillin në ekonominë vendase janë në vlerën e 1.2 miliardë Dollarëve, ndërsa nëse i shtohet edhe sektori informal, fatura e dëmit të masave bllokuese arrin në 2 miliardë Dollarë.

Për bizneset masat bllokuese po mbeten, ndërsa prej muajit të ardhshëm sipërmarrjet do të përballen me kërkesat për pagesat e faturave, taksave, kësteve të kredisë dhe qirave.

Komuniteti i biznesit shpreh shqetësimin se masat e rrepta po dëmtojnë rëndë industrinë e turizimit dhe atë të shërbimeve, të cilat në zinxhirin e tyre ekonomik kanë 40% të prodhimit kombëtar të vendit.

Tv Klan