Tregtarët: E vështirë të rikuperosh humbjet

Mëngjesi i 20 Prillit e riktheu Drilonën në biznesin e saj, një muaj pas izolimit nga Covid-19. Qëndrimi në karantinë është përkthyer për të në humbje dhe kosto, por shpreson që lehtësimi i masave do ta përmirësojë edhe situatën e biznesit.

Po pjesa më e madhe e bizneseve vijuan t’i mbanin qepenat mbyllur. Ditën e parë të lejes javore të marrë në e-Albania, Valteri e shfrytëzoi për të sistemuar mallin në dyqan. Ai thotë se sasi të mëdha i mbeten stok.

Veç veshjeve dhe artikujve të ngjashëm, prej të hënës nisën të ushtronin aktivitetin e tyre edhe dyqanet e elektroshtëpiakeve, automjeteve dhe pjesëve të këmbimit, parfumerisë dhe kozmetikës etj.

Ndërkohë do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura baret, restorantet, parukeritë, qendrat tregtare dhe shërbime të ngjashme që veprojnë përmes kontaktit të afërt të stafit me klientët.

Tv Klan