La Liga po punon për përshtatjen e rregullave

Në Spanjë nuk janë mësuar t’i shikojnë stadiume bosh, pasi edhe tifozeria është e zjarrtë. Për këtë liga e futbollit po mendon një plan për të rikthyer spektatorët në tribuna, ndoshta në ndeshjet e fundit të sezonit. Presidenti i saj, Javier Tebas, tha për gazetën sportive “AS” se po punohet për një ndryshim të protokollit në kushtet e Covid-19 edhe pse rruga është ende e gjatë.

“Po punojmë rreth mundësisë që të rikthejmë tifozët në stadiume me kusht që të ruhet distanca dhe të mbahet maska”, deklaroi Tebas. “Çdo spektator duhet të komunikojë me anë të kanaleve në internet orën dhe minutën kur do të vijë në stadium për të mos krijuar grumbullime. Një sjellje e tillë do të respektohet edhe në dalje”, sqaroi presidenti i Ligës Spanjollë të Futbollit.

Rikthimi i tifozëve do të risillte emocionet në ndeshjet e futbollit dhe më shumë të ardhura për klubet.

Tv Klan