Blake Lively thotë se ka humbur 161 milionë dollarë nga fushata e njollosjes së imazhit që nisi gjatë daljes së filmit “It Ends With Us.”

Avokatët thonë se aktorja humbi miliona për shkak të dëmtimit të imazhit, raporton Variety. Humbjet janë renditur: 56.2 milionë dollarë nga fitimet e kaluara dhe të ardhshme në aktrim, produksion, aktivitete publike, 49 milionë dollarë nga linja e saj e flokëve, Blake Brown dhe 22 milionë dollarë nga kompania e pijeve, Betty Buzz/Betty Booze.

Pala e saj mbrojtëse thotë se ka pësuar edhe të paktën 34 milionë dollarë nga dëmtimi i reputacionit.

Ata kërkojnë të paktën trefishin e 161 miliardë dollarëve si dëmshpërblim.

Së fundmi, gjykata rrëzoi padinë e Justin Baldoni ndaj Lively dhe Ryan Reynolds për një zhvatje dhe njollosje imazhi.

Aktorja dhe regjisori kanë nisur një betejë ligjore në dhjetor të vitit të shkuar pasi ajo e akuzon se ai e ngacmoi seksualisht gjatë xhirimeve. Baldoni i ka mohuar akuzat.

Njëkohësisht, Blake pretendon se ekipi i tij i publicistëve nisi një fushatë për prishjen e imazhit të saj.

/tvklan.al